E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolapsi energjitik, gjysma e Indisë ende pa rrymë

Problemet masive në sistemin energjetik të Indisë e kanë lënë, për të dytën ditë me radhë, gjysmën e popullësisë, 1.2 miliardë banorë të vendit pa rrymë.

Kolapsi energjetik goditi 12 shtete në jug dhe perëndim të vendit, përfshirë kryeqytetin Nju Delfin dhe Kalkutën-qytetin e dytë më të madh të vendit.

Ministri i energjisë, Kumar Shinde, tha se sistemi elektrik do të rregullohet gjatë së martës, por nuk dha ndonjë shpjegim për rënien e sistemit të energjisë.

Për dështimin e këtij sistemi, autoritetet akuzuan konsumatorët që, siç thuhet, e kanë tepruar përdorimin e energjisë elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›