Hilari Klinton vizitë në Afrikë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, do të fillojë një turne në Afrikë gjatë të cilit pritet të vizitojë gjashtë shtete për të diskutuar me liderët e tyre çështjet ekonomike, ato të sigurisë dhe të tjera.
Sot, Klinton do të qëndrojë në Senegal, ndërsa më pas do ta vazhdojë turneun në Sudanin Jugor, Ugandë, Keni, Malavi dhe Afrikën Jugore.
Zyrtarët thanë se vizita e saj ka për qëllim promovimin e rritjes ekonomike dhe forcimin e institucioneve demokratike.
Gjatë qëndrimit në kontinentin afrikan, Klinton pritet të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me Nelson Mandelën.