E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, zjarri djeg shtëpinë, 11 viktima

Tragjedi në brigjet lindore të Australisë. Flakët përfshinë një shtëpi dhe të paktën 11 persona gjetën vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Logan. Autoritetet njoftojnë se mes viktimave ka edhe fëmijë. 13 persona ndodheshin në banesën 2 katëshe kur kati i parë është përfshirë befas nga flakët.

Dy të plagosurit janë shoqëruar menjëherë në spital me djegie të rëndë, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›