Kryeministrja kroate viziton sot Kosovën

Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, do të vizitojë sot Kosovën, ku do të takojë zyrtarët më të lartë të vendit.
Gjatë vizitës së saj në Kosovë, kryeministrja Kosor do të takojë homologun kosovar Hashim Thaçi, zv/kryeministrin Slobodan Petroviç, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, komandantin e KFOR-it Erhard Buhler, si dhe 20 ushtarët e kontigjentit kroat.
Kosor do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik Kosovë-Kroaci dhe do të vizatojë Janjevën, lokalitet i banuar nga komuniteti kroat.
Mediat kanë bërë të ditur se gjatës vizitës së saj në Kosovë, Kosor pritet të konfirmojë qëndrimin e qeverisë së saj për mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në vend, respektimin e të drejtave të pakicave dhe respektimin e integritetit territorial të Kosovës.
Vizita e zonjës Kosor në Kosovë realizohet dy ditë pasi vendin e saj e vizitoi kancelarja gjermane Angela Merkel.