E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Australia akuza Kinës: Avioni i tyre kreu manovra të rrezikshme pranë avionit tonë

Ministri Australian i Mbrojtjes Richard Marles ka akuzuar pilotin e një avioni luftarak kinez se ka kryer manovra të rrezikshme pranë një prej avionëve të saj që po pilotonte mbi Detin e Kinës Jugore.

BBC raporton se Marles pretendon se avioni kinez ka lëshuar flakë dhe i ka prerë rrugës avionit Australian, teksa lëshoi dhe ‘bukun’, një pajisje anti-radar që përfshin copa të vogla alumini, të cilat u futën në motorin e avionit australian. “Padyshim që kjo është shumë e rrezikshme,” tha Marles.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Australisë tha se “për dekada ka ndërmarrë aktivitete të mbikqyrjes detare në rajon” dhe “e bën këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke ushtruar të drejtën e lirisë së lundrimit dhe fluturimit në ujërat dhe hapësirën ajrore ndërkombëtare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›