E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Venediktova: 262 fëmijë të vrarë dhe 467 të plagosur

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova ka bërë me dije se që nga 24 shkurti, kur nisi agresoni rus, janë vrarë 262 fëmijë dhe janë plagosur 467 të tjerë, raorton The Guardian.

Ndërkohë më 5 qershor Rusia sulmoi me raketa infrasktrukturën hekurudhore të Kievit. Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tbëri me dije se me goditjen e hukurudhës, Rusia kishte si qëllim të ndërpriste furnizimin me pajisje ushtarake perëndimore për njësitë ukrainase të vijës së parë.

Ndërkohë në Donbas vijojnë luftimet e ashpra teksa forcat ruse vazhdojnë të shtyjnë drejt Slovianskut si pjesë e përpjekjes së tyre për rrethimin e forcave ukrainase.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›