E Diel, 1 Nëntor 2026

Australia bashkon PSY dhe Rita Orën

Festivali australian  "The Good Life" do të rikthehet në vitin 2013, me performancat kryesore nga PSY dhe Rita Ora.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, javë më parë ka realizuar një video në të cilën shfaqet duke kërcyer sipas lëvizjeve të klipit “Gangnam Style”. 

Përveç tyre, në skenë do të shfaqen edhe Dizzie Rascal, Steve Aoki, Hardwell, Dimitri Vegas & Like Mike, Madeon, DJ Fresh, Zeds Dead dhe The Kill Noise.

"The Good Life" është një nga festivalet më të popullarizuara në Australi, që u dedikohet të rinjëve nga mosha 13 -17 vjeçare. Festivali do të mbahet më 8 mars të vitit të ardhshëm në Flemington, Melbourne. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›