Australia fajeson SHBA-ne rreth Wikileaks
Australia thote se SHBA-ja eshte pergjegjese per publikimin e paautorizuar te dhjetera mijera mesazheve diplomatike dhe jo themeluesi i Wikileaks Julian Assange.
Ministri i Jashtem australian Kevin Rudd ka thene se ata qe fillimisht i kane nxjerre keto dokumente kane shkelur ligjin.
Assange i cili po kalon diten e dyte ne paraburgim ne Londer ka shkruar ne nje gazete australiane ku ka sulmuar qeverine e tij e tij per ate qe ai e quajti gjunjezim te turpshem para amerikaneve.
Kryeministrja australiane Julia Gillard ka thene se themeluesi i Wikileaks ishte tmerresisht i papergjegjshem per pjesen e tij ne zbulimin e mesazheve.
Qeveria australiane ka gjetur veten ne nje pozicion jonormal duke i ofruar ndihme konsullore Julian Assange pas arrestimit te tij ne Londer ndersa ne te njejten kohe duke kritikuar ate per rolin qe ka pasur ne rrjedhjen e mesazheve te ndjeshme diplomatike te SHBA-se.
Departamentit i Prokurorit te Pergjithshem ketu nuk beson se Assange ka shkelur ndonje ligj australian por kryeministrja Julia Gillard tha se rrjedhja e ketyre mesazheve ishte nje veper e paligjshme dhe publikimi i ketij informacioni ishte tmerresisht i papergjegjshem.
Julian Assange ka shkruar nje leter per nje gazete australiane e cila eshte e ashper ne kritikat e saj ndaj qeverise se zonjes Gillard.