E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK denon incidentin ne tubimin e PDK

Lidhja Demokratike e Kosoves e ka denuar incidentin qe ndodhi te henen mbrema ne shkollen fillore Zenel Hajdini ne kohen kur po mbahej nje tubim i Partise Demokratike te Kosoves. Sekretari i Pergjithshem i Lidhjes Demokratike Ismet Beqiri tha se per kete parti jane te papranueshme incidentet e tilla sikurse edhe deklaratat e zyrtareve te larte te PDK-se te cilet e akuzuan LDK-ne se qendron prapa ketij incidenti.

Shprehim keqardhje per ckado qe ka ndodhur ne ate pjese te qytetit por kjo nuk ka te beje fare me Lidhjen Demokratike te Kosove tha Beqiri.

Ne anen tjeter kryetari i Deges se PDK-se per Prishtine Ramadan Avdiu ka thene se incidenti eshte shkaktuar nga militante dhe aktiviste te LDK-se. Avdiut ka deklaruar per media se ka pasur paralajmerime se do te sulmohet me gure eskorta e kryetarit te kesaj partie Hashim Thaci dhe per kete arsye ai ka anuluar pjesemarrjen e tij ne tubim. Por vete kreu i PDK-se nuk ka dashur te komentoje per incidentin e as per akzuat qe partia e tij ka bere ne adrese te partise rivale.

Une kam plan plan per te ardhmen. Te gjithe duhet te angazhohemi ne nje fushate te qete dhe te ndershme tha Thaci.

Te henen derisa PDK mbante nje tubim elektoral ne Shkollen Fillore Zenel Hajdini ne lagjen Kodra e Trimave nje grup personash kane thyer xhamat e shkolles duke tensionuar situaten e cila eshte vene nen kontroll pas nderhyrjes se policise.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›