E Diel, 1 Nëntor 2026

AKR Qeveri profesionistesh. Kurti Me 12 dhjetor nis ndryshimi

Koalicioni per Kosove te Re ka vazhduar fushaten zgjedhore me nje tubim ne qytetin e Obiliqit. Kreu i koalicionit Behxhet Pacolli tha se qeveria e krijuar nga Koalicioni per Kosove te Re do te qeverise me profesionalizem. Sot ju garantoj se qeveria e koalicionit per Kosove te Re do te qeverise me shume profesionalizem me shume pergjegjesi me shume llogaridhenie tha Pacolli.

Nderkohe Muhamet Mustafa u ka premtuar te pranishmeve se do te rikthej funksionalizimin e plote te Korporates Energjetike te Kosoves.

Edhe levizja Vetevendosja ka vazhduar fushaten elektorale kete here ne Drenas dhe Vushtrri ku drejtuesit e saj kane thene se me 12 dhjetor duhet nje qeveri te re e cila do ti pushoje nga puna ish pushtetaret qe i duan qytetaret per sherbetore. Kreu i saj Albin Kurti u tha pjesemarresve ne Vushtrri se me 12 dhjetor do te nise ndryshimi.

Pavaresia pa sovranitet eshte sikur nxenesi pa liber sikur bujku pa toke sikur ushtari pa puhke e sikur punetori pa cekan tha Kurti.

Ndersa Rexhep Selimi nga kjo levizje ka kritikuar ashper politikanet kosovare te cilet kane udhehequr deri tani shtetin e Kosoves.

Drejtuesit e Levizjes Vetevendosje kritikuan edhe procesin e privtizimit duke thene se Kosova eshte qytetareve te Kosoves

FeR Zhvillim ne te gjitha fushat

Partia Fryma e Re ka vazhduar fushaten parazgjedhor me nje tubim ne qytetin e Pejes. Kryetari i ketij subjekti politik Shpend Ahmeti tha se programi FER-it perfshin zhvillim ne te gjitha fushat ndersa ka kritikuar partite me te medha se nuk po kujdesen per qytetaret deri ne momentin e zgjedhjeve.

Kemi potencuar programit per mjek per arsimtar per rini sport kulturen per te gjitha shtresat qe sot jane harruar nga kjo qeverisje per te gjitha shtresat qe atyre nuk po ju kujtohet perderisa nuk po arrijne ne 5 dite para zgjedhjeve qe ti permendin tha Ahmeti.

Ilir Deda themelues i ketij subjekti politik tha se FER ne nje mandat te ardhshem qeverises do te perkujdeset qe te mos keqperdoren pasuria e popullit te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›