Australia goditet nga cikloni tropikal

Një ciklon tropikal ka goditur bregun verilindor të Queensland në Australi, pas përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë këtë shtet. Cikloni i quajtur “Antoni”, shkatoi dy stuhi të mëdha duke arritur një shpejtësi deri në 150 kilomentra në orë. Shumë pemë, shtëpi dhe linja elektrike dhe telefonike u dëmtuan nga ky ciklon. Po ashtu edhe perëndimi i Australisë është goditur nga një tjetër ciklon, u shndërruar në një stuhi tropikale, duke shkaktuar shumë dëmë materiale. Banorët janë ndjerë të shqetësuar pasi sipas eksperiencës së tyre, të tilla ciklone të kategorisë së dytë sjellin pas vetes ciklone të tjerë të një shkallë me të madhe.
Ndërkohë që të njëtën pasrashikim kanë bërë edhe autoritet metereologjike të cilët kanë deklaruar se një tjetër ciklon po zhvillohet në pjesën brigjet e Vanuata, dhe pritet të godasë vendin këtë javë. Ata kanë shprehur shqetësimin se ky cilkon i quajtur Yasi, do të jetë i kategorisë katër. Sipas metereologëve ky do të shkatojë edhe më shumë dëme. Prezenca e këtyre cikloneve në Australi ka ardhur si pasojë e temperaturave të ulta gjatë fundajvës.