E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor cakton datat e dëshmive

Komisioni hetimor ka caktuar sot datat e dëshmive për ngjarjet e 21 janarit. Në mbledhjen e sotme komisioni hetimor ka vendosur që në datën 1 shkurt të thirret për të dëshmuar për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit ministri i brendshëm Lulzim Basha ndërsa në 2 shkurt do të dëshmojnë kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri dhe kryeprokurorja Ina Rama.
 

Këta të fundit janë sulmuar rëndë nga kryeministri Berisha duke deklaruar se ka refuzuar të hetojë grushtin e shtetit ndërsa është nxituar qëllimisht në nxjerrjen e urdhër arresteve për zinxhirin drejtues të Gardës së Republikës. Sakaq, kryeministri dhe deputetët e tij kanë akuzuar kreun e SHISH-it Bahri Shaqiri se nuk ka informuar strukturat e shtetit për atë çfarë ndodhi në 21 janar.

Gjithashtu komisioni ka vendorur që datën 4 shkurt të thirret për të dëshmuar para komisionit hetimor drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj , në datën 5 shkurt kreu i shtetit Bamir Topi ndërsa në datën 5 shkurt edhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›