Australia ndryshon himnin kombëtar për të pasqyruar të kaluarën autoktone indigjene

Australianët do të këndojnë një version tjetër të himnit të tyre kombëtar nga 1 janari pasi kryeministri Scott Morrison njoftoi një ndryshim në fjalët të enjten, shkruan BBC..
Himni nuk do t’i referohet më Australisë si “e re dhe e lirë” në një përpjekje për të pasqyruar historinë e gjatë indigjene të vendit.
Njoftimi ishte një surprizë, por i mirëpritur në të gjithë qeverinë.
Z. Morrison tha se shpreson që ndryshimi të krijojë një “frymë uniteti”.
Njerëzit banonin në Australi për dhjetëra mijëra vjet përpara se ajo të kolonizohej.