Manchester United thyen Aston Villa-n dhe arrin Liverpool-in

Vendi i parë në klasifikim. Manchester United ka arritur të barazohet me pikë me Liverpool-in e vendit të parë pas fitores 2-1 që ka arritur në përballjen e kësaj jave me Aston Villa. Të besuarit e trajnerit Solskjaer kanë arritur të shënojnë të parët pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë. Martial ka dërguar topin në rrjetë pas një pasimi të dhënë nga Wan Bissaka.
Ne pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 58-të, skuadra e Smith ka vendosur barazpeshën me golin e Traore, por vetëm tre minuta më vonë, Bruno Fernandes ka sjellë edhe njëherë avantazhin e United nga pika e 11-metërshit. Lajme të mira për Paul Pogba, që ka luajtur për 90 minuta në këtë sfidë.
Djajtë e Kuq bashkohen kështu me Liverpool në vendin e parë në klasifikim në kuotë të njëjtë pikësh, 33 pikë. Të besuarit e Klopp do të ndeshen të hënën në mbrëmje me Southampton.
Humbje pa shumë dhimbje për Aston Villa që mbetet në vendin e 6-të në kuotën e 26 pikëve
Renditja:
1. Liverpool 33
2. Manchester United 33
3. Leicester 29
4. Everton 29
5. Chelsea 26
6. Aston Villa 26
7. Tottenham 26
8. Manchester City 26
9. Southampton 26
10. West Ham 26
11. Leeds 23
12. Wolverhampton 21
13. Arsenal 20
14. Newcastle 19
15. Crystal Palace 19
16. Burnley 16
17. Brighton 13
18. Fulham 11
19. WBA 8
20. Sheffield United 2