E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia, rezolutë për Srebrenicën

Mediat e Sarajevës kanë bërë me dije se Parlamenti i Australisë ka miratuar sot një Rezolutë për Srebrenicën.

Me këtë rezolutë konfirmohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, se në Srebrenicë në korrik të 1995, ushtria e Republikës Serbe me komandantin e saj Ratko Mlladiç ka kryer genocid ndaj banorëve boshnjakë të enklavës së Srebrenicës, e cila ka qenë nën mbrojtjen e OKB-së.

Me miratimin e rezolutës, Australia iu ka bashkuar Bashkimit Evropian, Kanadasë dhe SHBA-së, të cilat më herët kishin miratuar rezolutë të natyrës së njëjtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›