E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Serbi, më 21 shkurt raundi i ri i dialogut

Bashkimi Evropian ka konfirmuar edhe zyrtarisht se të martën më 21 shkurt do të mbahet raundi i ri i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lajmi është konfirmuar nga Maja Kocijançiq, zëdhënëse e kryediplomates evropiane, Kethrin Eshton.

Ky do të jetë raundi i parë i dialogut për këtë vit, pasi takimi i fundit ishte në dhjetor të vitit të kaluar, para se të diskutohej nga Këshilli I Ministrave çështja e dhënies së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE të shtetit serb.

Zyrtarët në BE pohojnë se nuk janë as pesimistë e as optimistë për marrëveshjen me temë kryesore, bashkëpunimin rajonal, përkatësisht mënyrën se si Kosova do të paraqitet në nismat rajonale dhe se si do t`i përmendet emri i Kosovës në dokumentet e këtyre nismave.

Temë e këtij raundi pritet të jetë edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›