Ukrainë, mjekët nuk zbulojnë diagnozën e Timoshenkos
Anëtarët ukrainas të një paneli mjekësor ndërkombëtar që e kanë vizituar ish kryeministren Julia Timoshenko në burg, thanë se ajo “nuk ka nevojë për operacion kirurgjik”. Kryesuesja e panelit, zëvendësministrja e shëndetësisë Raisa Moisejenko, u tha gazetarëve se paneli nuk do të zbulojë diagnozën e saj. Mjekët ukrainas dhe një ekip ndërkombëtar i ekspertëve kanë vizituar Timoshenkon të mërkurën në një kamp punëtorësh ku po vuan dënimin, në qytetin Karkiv. Timoshenko, e cila thotë se dënimi i saj është i motivuar politkisht, është ankuar për përkeqësim të shëndetit të saj që në muajin tetor, kohë kjo kur është burgosur. Ajo po vuan dënimin prej shtatë vjetësh nën akuzat për abuzim me pushtetin.