Australian Open, eliminohet Klajsters dhe Jankoviç
Numri 15 në renditjen botërore, Kim Klajsters, ka bërë një nga paraqitjet më zhgënjyese në karrierën e saj, duke u eliminuar nga rusja Nadia Petrova me rezultatin 6-0, 6-1. Kurse tenistja serbe Jelena Jankoviç u mund nga numri 31 në renditje, ukrainasja Alona Bondarenko 6-2, 6-3.Megjithëse me vështirësi, Zvetlana Kuznetsova ka arritur të kualifikohet më tej në turneun australian. Tenistja ruse, e treta në renditje, fitoi përballë gjermanes Anxhelik Kerber me rezultatin 3-6, 7-5, 6-4. Asnjë problem për Dinara Safinën, e cila siguroi një vend në turin tjetër, pasi eliminoi britaniken Baltka 6-1, 6-2. Kalon më tej edhe tenistja belge Xhastin Henin Harden. Ajo fitoi përballë ruses Kleibanova 3-6, 6-4, 6-2.Nuk ka pasur asnjë surprizë në turneun e meshkujve. Numri dy në renditjen botërore, Rafael Nadal, ka kaluar në turin tjetër duke eliminuar gjermanin Filip Kolshreiber 6-4, 6-2, 2-6, 7-5. Po ashtu edhe Huan Martin Del Potro (6-3, 0-6, 6-4, 7-5 ndaj Florian Majer).Numri pesë i renditjes, britaniku Endriju Mërrej, siguroi një vend në turin e katërt pasi eliminoi francezin Serra me rezultatin 7-5, 6-1, 6-4. Endi Rodik hasi shumë vështirësi përballë spanjollit Feliciano Lopez, në një ndeshje të balancuar nga fillimi në fund (6-7 (4-7), 6-4, 6-4, 7-6 (7-3), megjithatë ia doli të vazhdojë më tej.