E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara: Unë, si Ranieri para një viti

“Është një moment i rëndësishëm i sezonit tonë. Jam njëlloj siç ka qenë Ranieri një vit më parë, para se t’i rikthehej sukseseve”. Në këtë mënyrë tekniku bardhezi, Çiro Ferrara përpiqet t’i ulë dramacitetin sfidës së mbrëmjes së nesërme me Romën e Klaudio Ranierit dhe ka besim se drejtuesit e klubit do ta mbështesin edhe më tej.Megjithatë, është e dukshme që e nesërmja do të jetë edhe një përballje trajnerësh: “Do të ketë rivalitet midis trajnerëve, por nuk do të zbresim ne në fushë. Unë nuk jam ngatërruar asnjëherë me Ranierin. Do ta përshëndes, do t’i jap dorën dhe nuk do të harroj se ka qenë trajneri im te Napoli. Besoj se kam marrëdhënie të mira me të”.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›