Përmbytjet, Basha: Të shtunën nis verifikimi i dëmeve
Gjatë një takimi, ku ishin të pranishëm edhe Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe ai i Bujqësisë, Genc Ruli, Basha u shpreh se tashmë janë përcaktuar komisionet për dëmshpërblimin e banorëve. Kreu i Ministrisë së Brendshme, në takimin e zhvilluar në Shkodër, ka theksuar se do të groposen të gjitha kafshët e ngordhura.