Austri, Sanader hedh poshtë akuzat për përvetësim fondesh

Lajmin e bën të ditur avokati i tij, Verner Supan. “Klienti im bëri sqarimet e nevojshme sa i përket lëvizjeve të fondeve në llogaritë e tij bankare në Austri, ku drejton një shoqëri konsultative”, pohoi avokati pas një seance pyetjesh prej pesë orësh të Ivo Sanader nga oficerët e Zyrës së Antikorrupsionit austriak në burgun e Salzburgut.
Kjo seancë pyetjesh u zhvillua pas një padie të një banke austriake për një aferë të mundshme pastrimi parash në vlerë prej 1.3 milionë eurosh në llogari të ndryshme, në emër të ish-kreut të qeverisë apo të anëtarëve të familjes së tij.
Sipas prokurorisë së Zagrebit, Ivo Sanader, që ka drejtuar qeverinë kroate në vitet 2003-2009 dhe që dha dorëheqjen papritur, dyshohet si i përfshirë në disa afera korruptive me një vlerë rreth gjashtë milionë euro. Ai u largua nga Kroacia disa orë pas lëshimit të mandatarrestit kundër tij.
Nga ana tjetër, Sanader shprehet se është viktimë e “një gjuetie shtrigash mediatike”, që mund të jetë organizuar nga kryeministrja konservatore, Jadranka Kosor.
Hetimi ndaj tij perceptohet në Kroaci si një nismë madhore e autoriteteve në vullnetin për të luftuar korrupsionin, një pikë mbi të cilën këmbëngul Bashkimi Evropian, ku vendi kërkon të anëtarësohet në vitin 2012.
2011-02-05 13:34