E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha per vetkritike - Perendimi e ka mbeshtetur shume gjate Mubarakun

Me ardhjen ne pushtet perpara gati tri dekadash presidenti Mubarak deklaroi se do te shfuqizoje gjendjen e jashtezakonshme ne Egjipt dhe do te kufizoje kompetencat e plotfuqishme te presidentit. Ky ishte nje premtim bosh.

Duke terhequr vazhdimisht vemendjen per luften latente me islamistet ne vend Mubaraku per dhjetevjecare me radhe ka cimentuar pushtetin e tij me mjetet e nje aparati totalitar dhe me mbeshtetjen e Perendimit. Kundershtaret e sistemit te Mubarakut jane detyruar brutalisht te heqin dore jane tortuar e madje jane rrahur deri ne vdekje. Madje edhe zgjedhjet presidenciale ne 2005 ne dukje te lira ishin sipas rregullave demokratike vetem nje farse.

Perendimi i ka mbyllur te dyja syte duke u kapur per aresye gjeostrategjike pas nje sundimtari regjimi i te cilit ka perfituar per xhepat e vet nderkohe qe masa e popullsise eshte varferuar gjithnje e me shume. Pikerisht kete ka shfrytezuar Vellazeria Islamiste e myslimaneve duke zevendesuar boshlleqet ku shteti e ka lene pasdore detyrimin e perkujdesit social.

30 perqind e popullsise nderkohe konsiderohen te varfer - rreth gjysma e mbi 80 milione egjiptianeve eshte e detyruar te jetoje me me pak se dy dollare ne dite. Kryesisht rinia ndjen mungesen e perspektives per aresye se asaj i mungon aksesi ne institucionet arsimore ne tregun e punes dhe ne te drejten e bashkevendosjes ne shoqeri.

Ne nje terren te tille ushqehen simpatite per radikalet islamiste te cilet nuk duan t ia dine per te drejtat e lirise dhe qe parimisht vene ne pikepyetje te drejten e ekzistences se Izraelit.

Televizioni interneti dhe format e tjera moderne te komunikimit shoqeror e kane ndryshuar botekuptimin e njerezve gje qe ndihmon ne shperberjen e strukturave te kalcifikuara. Ajo qe mund te ndodhe realizimi ktheses apo zhytja e Egjiptit ne kaos dhe pergjakje do te kete nje efekt te madh sinjalizues edhe pertej rajonit te deltes se Nilit.

Amerika dhe Evropa kane neglizhuar shume gjate per ti mbeshtetur forcat e transforimimit dhe per tu pozicionuar qarte ne anen e popullit. E kesisoj Perendimi nuk mund te vazhdoje me gjate te sakfrifikoje idealet e veta te lirise ne altarin e interesave gjeostrategjike.

Ai qe flet per te drejtat e njeriut e njekohesisht mban ne pushtet diktatoret jo vetem qe humbet kredibilitetin tek njerezit ne Lindjen e Mesme por ben qe kudo te forcohen besimtaret fanatike dhe ekstremistet.

Autor Daniel Scheschkewitz

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›