E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS i përgjigjet Ponit

TiranëKa qenë i menjëhershëm reagimi i Partisë Socialiste pas deklaratave të zv/ministrit të Brendshëm Poni, sipas të cilave opozita po deformon procesin e pajisjes me karta identiteti. Sekretari për Çështjet Ligjore Damian Gjiknuri theksoi sot, se procesi i pajisjes me letërnjoftime është një proces i mbushur me shumë probleme dhe që qeveria me dashje apo pa dashje po përkeqëson një çështje që i përket kryesisht asaj.

“I kujtojmë qeverisë, se është ajo që gënjeu publikun kur deklaroi se brenda muajit shkurt, zyrat e aplikimit do të shtriheshin në të gjithë vendin, kur në fakt sot janë hapur jo më shumë se 80 të tilla. Është detyrim i qeverisë që të marrë të gjitha masat për njoftimin dhe aplikimin me përparësi të të gjithë zgjedhësve që nuk kanë pasaportë, siç ka parashikuar edhe Kodi Zgjedhor , si dhe të ushtroje të gjithë kujdesin e duhur që këto lista të jenë të sakta, pasi nga të dhënat në terren ky numër rezulton të jetë shumë më i lartë”-tha Gjiknuri.

Ai tha më tej se zgjedhjet rrezikohen nga mos pajisja në kohë e shtetasve. Në fund të deklaratës, Gjiknuri, tha se “i kujtojmë mazhorancës se është ajo që në mënyrë sistematike po rrefuzon ngritjen e nje komisioni ad hoc monitorues, pikërisht edhe për të bërë të qartë se ku fillojnë dhe ku mbarojnë përgjegjësitë e saj politike në këtë proces”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›