PS: Policia e paaftë
TiranëPartia Socialiste ka denoncuar kriminalitetin në vend, vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Kryetari i Komisionit për Administrimin, Sigurinë dhe Rendin Publik Ylli Manjani theksoi se jeta e shqiptarëve kërcënohet nga krimi i të gjitha formave të shfaqjes së tij si dhe vjedhjet shtëpive apo makinave. Një tjetër pikë, ku ai është ndalur është edhe puna e zezë dhe mungesa e sigurimit teknik.
“Shteti i sotëm është marrë peng nga keqqeverisja e kryeministrit. Shteti sot është shndërruar në një mjet propagande, për të shitur gënjeshtrat dhe jo për të siguruar shqiptarët. Sali Berishës i intereson vetëm një shtet elektoral dhe jo shtet për shqiptarët”-tha Manjani në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, kjo polici nuk jep asnjë garanci për më shumë rend e siguri në vend, “sepse drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit e kanë të pamundur të garantojnë profesionalizëm dhe paanësi të policisë për garantimin e rendit dhe sigurisë”.