E Diel, 1 Nëntor 2026

PE: Maqedonia, jo në NATO pa zgjidhur emrin

Edhe pse raporti i fundit i Parlamentit Europian ngjalli shpresa në Maqedoni, se vendi do të marrë një datë për fillimin e negociatave, diplomacia greke dhe bullgare sërish paralajmëruan vetot respektive për Shkupin. Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis nga Brukseli porositi Maqedoninë se pa zgjidhjen e emrit, nuk ka anëtarësim në NATO dhe datë për fillimin e negociatave. kryediplomatja greke ka shprehur besimin se pas zgjedhjeve, Maqedonia do të krijojë një atmosferë më konstruktive për zgjidhjen e problemit. Me të njëjtin ton është shprehur edhe shteti fqinj, Republika e Bullgarisë. Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivajlo Kalfin deklaroi të martën se vendi i tij do të mbështesë hyrjen e Maqedonisë në NATO kur Maqedonia t'i zgjidhë "të gjitha kontestet me vendet fqinje. Bullgaria akuzon Maqedoninë për vjedhje të vlerave historike dhe kombëtare bullgare. Vendet fqinje dhe bashkësia ndërkombëtare, përmes përfaqësuesve të tyre vazhdojnë të kujtojnë Shkupin se pa zgjidhjen e emrit vendi rrezikon izolimin total. Në ndërkohë, Samiti i NATO-s po afrohet, por për Maqedonia edhe këtë vit nuk do të bëhet pjesë e Aleancës së NATO-s- shkruajnë agjensitë e lajmeve. Ish zyrtari i lartë i administratës së presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, Den Hemilton me një pesimizëm të theksuar e sheh anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike dhe beson se keto janë probleme të mëdha, sepse NATO i premtoi anëtarësim në Aleancë vetëm në qoftë se ky vend zgjidh mosmarrëveshjet. Samiti i ardhshëm i NATO-s, do të zhvillohet në rajonin kufitar mes Strassburgut dhe Kehl-it. Në këtë samit, i cili mbahet në fillim të muajit prill, Shqipëria dhe sipas të gjitha gjasave edhe Kroacia do të bëhen pjesë e NATO-s me të drejta të barabarta. Ndërkaq, Maqedonia ndoshta do të pres momente dhe kohëra më të mira, atëherë kur do të jetë edhe e gatshme për ta zgjidhur kontestin e emrit kushtetues

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›