E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri burgim te perjetshem per pasticieren

Është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Vienës, Estibalis Karranca, pasticierja që ka rrëfyer se kishte vrarë dhe kishte prerë me një motosharrë duke fshehur më pas trupat në një frigorifer, ish bashkëshortin dhe të dashurën e tij. Sipas vendimit të gjykatës, 34 vjecarja duhet të vuajë dënimin e saj në një klinikë kriminale për të sëmurët mendorë. Para gjykatës ajo është shprehur se i vinte keq për vrasjet, por kjo nuk ka ndikuar në marrjen e vendimit. Avokatët e saj kanë dështuar në marrjen e disa rrethanave lehtësuese me arsyen se ajo kishet pësuar dhunë psikologjike nga bashkëshorti i saj, i cili nuk largohej nga banesa e përbashkët. Gjykatësja e çështjes është shprehur se duke lexuar cështjen ka vënë re se plani i detajuar i ndjekur nga gruaja për të kryer krimin dhe fshehja e trupave, tregon se këto ishin vrasje të menduara me gjakftohtësi dhe kohë më parë. Edhe analiza psikiatrike ka vënë në dukje se gruaja e cila ka pasur një fëmijë me një burrë tjetër ndërkohë që ndodhej në parabvurgim, vuan nga një shqetësim i rëndë personaliteti. Sipas kësaj analize ka 31 për qind mundësi që ajo të vrasë sërish brenda 10 vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›