Austri, një avion Austrian Airlines bën ulje emergjente
Vjenë-Një aeroplan i tipit Boeing 737-800, i shoqërisë austriake "Austrian Airlines", bëri një ulje emergjente pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Vjenës, pasi tymi përfshiu kabinën e pilotëve, njoftoi shoqëria ajrore. Aeroplani me destinacion Sofjen, me 72 pasagjerë në bord, u ul "pa asnjë problem" pesë minuta pas ngritjes nga toka, njoftoi shoqëria në një komunikatë.
Kompania shtoi se nuk kishte përcaktuar ende shkakun e tymit. Sipas shoqërisë prodhuese, aeroplanët e tipit Boeing 737-800, një prej të cilëve u rrëzua në fund të shkurtit pranë Amsterdamit me 130 persona në bord, duke shkaktuar nëntë të vdekur, përbën suksesin më të madh për aviacionin civil.