Rama: Qeveri skandalesh
Tiranë-Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka reaguar menjëherë sot ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha që e akuzoi këtë bashki për mos dhënien e lejeve të ndërtimit.
“Kur të gjithë prisnin që Sali Berisha të kërkonte ndjesë për aktin e turpshëm të ministrit Ylli Pango, ai doli dhe hodhi edhe një herë baltë mbi bashkinë e Tiranës, e cila është një pasqyrë që e shqetëson kryeministrin”-theksoi Rama gjatë një konference për shtyp, nga selia e bashkisë. Ai theksoi se ngjarja e ndodhur me ish-ministrin Pango, është shfaqje e një fenomeni “abuzimi konstant me ligjin e shërbimit civil të Republikës së Shqipërisë”.
Më tej, kryebashkiaku theksoi se vendi nuk ka kryeministër që i duhet, pasi kreu i qeverisë, siç tha Rama, ka krijuar oborrin e shërbëtorëve të tij, ndërsa skandali i fundit ka rrënuar imazhin e Shqipërisë. Megjithatë, vendimin për shkarkimin e Pangos, kreu socialist e ka vlerësuar si një vendim të drejtë.