E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut kritikon Korenë e Veriut

Seul - Koreja e Jugut ka dënuar kërcënimin e Koresë së Veriut të bërë avionëve civilë që kanë shkelur hapësirën e saj ajrore. Zëdhënësi i Ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut, Kim Honjeon, tha se kërcënimi ushtarak kundrejt udhëtimeve normale të avionëve civilë, është një shkelje e normave ndërkombëtare dhe vlerave njerëzore, si dhe është diçka e papranueshme në asnjë rrethanë.

Honjeon deklaroi se Korea e Veriut duhet ta marrë mbrapsht kërcënimin e saj dhe theksoi se janë marrë masa në mënyrë për të ruajtur sigurimin e avionëve civilë dhe itinerari i ripërcaktuar i udhëtimeve do të jetë larg nga hapësira ajrore e Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut ka deklaruar se përdorimi i hapësirave të saj ajrore ishte një provokim i bërë nga qeveria e SHBA-së dhe e Seulit dhe se kjo gjë mund ti hapte rrugë një lufte bërthamore.

Ajo kishte deklaruar se nuk do të pranonin asnjë përgjegjësi për avionët që mund të dëmtoheshin në këtë hapësirë ajrore, që përdoret për stërvitje ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›