E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 1.5 ton hashash, droga e fshehur në një skaf

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, është mundësuar të sekuestrohet nga forcat e policisë paraditen e sotme.
 

Bëhet fjalë për 1 ton e gjysmë lëndë e dyshuar si hashash, e cila siç raportohet, gjendej në një skaf të huaj.
 

Ky i fundit lundronte në grykëderdhjen e Semanit, dhe mësohet se lënda narkotike që fshihej brenda tij, kishte si destinacion shtetin fqinj, Italinë.
 

Policia bën me dije paraprakisht se ende nuk ka asnjë të arrestuar, por se po punohet për identifikimin e poseduesve të kësaj sasie të konsiderueshme hashashi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›