E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria akordon 200 mije Euro per programin Nje OKB ne Shqiperi

Tirane 25 tetor NOA - Qeveria e Austrise do ti akordoje qeverise shqiptare 200 mije euro nga Fondi i Koherences se OKB-se ne kuader te programit Nje OKB.

Per kete qellim u nenshkrua sot nje marreveshje nga qeveria e Austrise dhe Kombet e Bashkuara ne pranine e Ministrit te Inovacionit dhe TIK Genc Pollo dhe Valbona Kuko Drejtoreshe e Departamentit te Strategjive dhe Koordinimit te Ndihmes se Huaj ne Keshillin e Ministrave.

Ministri Pollo theksoi se Jemi ketu per te nenshkruar vazhdimesine e nje projekti shume te suksesshem dhe rikonfirmojme angazhimin e qeverise shqiptare ne reformen Nje OKB. Me nenshkrimin e kesaj marreveshjeje me Austrine do te doja te falenderoja qeverine austriake per gatishmerine dhe ndihmen e saj ne kushtet e krizes ekonomike tha ministri i Inovacionit.

I pranishem gjate nenshkrimit te marreveshjes ishte edhe ambasadori austriak ne Shqiperi Florian Raunig i cili nenvizoi se Ne jemi shume krenare qe kontribuojme per kete nisme pilote e cila po shkon shume mire ja perse qeveria e Austrise ka kontribuar dhe po kontribuon per here te trete me 200 mije euro sqaroi Raunig.

Ndersa koordinatorja e Perhershme e OKB-se ne Tirane Zineb Touimi-Benjelloun tha se Dje ishte nje dite e vecante per ne qe shenoi 65-vjetorin e themelimit te Kombeve te Bashkuara dhe neser Austria do te festoje diten e saj kombetare keshtu qe sot eshte nje dite e persosur per te festuar partneritetin tone.

Sipas saj fale Austrise dhe donatoreve te tjere per here te pare sigurohen fonde te parashikuara te agjencive te OKB-se nje tendence qe zonja Touimi-Benjelloun e sheh drejt rritjes.

Fondi i Koherences se OKB-se kontribuon per te rritur lidershipin e Qeverise se Shqiperise ne shperndarjen e fondeve per zhvillim dhe ka per qellim te siguroje fonde te parashikuara.

Qeveria austriake e cila ka kontribuar deri tani me nje financim total prej 650 mije Eurosh eshte nje nga donatoret kyc te Fondit te Koherences se OKB-se.

Programi Nje OKB gjithashtu ka perfituar nga mbeshtetja e Komisionit Europian Spanjes Zvicres Suedise Norvegjise dhe Hollandes.

Kombet e Bashkuara ne partneritet te ngushte me Qeverine kane punuar duke bashkuar ekspertizen e 14 agjencive te OKB-se per te rritur impaktin dhe cilesine e sherbimeve dhe per te ndihmuar vendin ne arritjen e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit dhe ne integrimin ne Bashkimin Europian.

mit/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›