Hilete me importimin e plehrave per riciklim
Z. Lavdosh ju keni qene nder zerat e pare qe kundershtuat vendimin e qeverise per lejimin e importit te mbetjeve nderkohe ne mbledhjen e fundit te qeverise Kryeministri Berisha ka hedhur akuza te forta ndaj nje pjese te ambintalisteve duke i cilesuar ata si te lidhur me mafian anti-globaliste marksiste-leniniste etj. si e komentoni kete reagim te forte te tij pasi e njejta situate ka qene edhe kur u kundershtua vendimi i KRRTRSH-se per ndertimin e disa fabrikave te cimentos ne vend
Berisha pretendon qe ti kete sa me te lira rruget e vendimmarrjes. Ne kete mes e sheh shoqerine civile si nje pengese serioze. Na vjen mire qe ai godet pasi tregon qe ka frike nga shoqeria civile dhe shoqatat ambientaliste ne menyre te vecante.
Nga ana tjeter ai synon edhe te krijoje edhe nje percarje ndermjet shoqerise civile ku disa i cmon shume si dhe disa te tjere ai i trajton si armiq te rrezikshem te mjedisit qe ushqehen me parate e mafias.
Nese e lexon kete prononcim duke pare qe une isha iniciator i nje deklarate te shoqatave ambientaliste ku u kerkua anulimi i vendimit mua me bie qe te klasifikohem si armik i rrezikshem i mjedisit dhe qe marr para nga mafia. Une e anashkaloj komplet kete jemi mesuar me akuza te kesaj natyre prej 20 vjetesh. Indiferenca ne kete rast eshte mjeti me i mire.
Pse e thoni kete
Beteja jone nuk fillon sot as para nje jave por qe ka ne vitin 2004 kur siamezi i Berishes Fatos Nano tentoi te fuse kontigjente te medha plehrash nga Italia me te njejten ide me ate te sotmen gjasme kapaciteti i perpunimit te mbetjeve ne Shqiperi eshte i pamjaftueshem dhe duhet kompletuar me mbetje nga importi.
Ne vitin 2004 reagimi ishte i madh nga qytetaret pa dallim partiak. Ishte nje nder reagimet me domethenese i shoqerise civile ku u protestua per nje ceshtje qe i perket mjedisit dhe jo per ceshtje politike.
I shihni te ngjashem keto dy projekte
Absolutisht po. Por ne kete vendim shkohet edhe me tej se ajo e Nanos ne vitin 2004. shte nje situate me e perkeqesuar pasi sipas ketij vendimi pervec mbetjeve urbane do te kete edhe mbetje industriale.
Pra nese mbetjet urbane pergjithesisht kalojne ne nje proces dekompozimi mbetjet industriale jane shume problematike pasi ndotja e tyre eshte me efekt te larte dhe afatgjate.
Nese kemi nje ndotje industriale efekti i saj mund te shkoje me dhjetera dhe qindra vjet. Sot i kemi te dyja mbetjet industriale dhe urbane prandaj themi qe situata eshte me problematike se ne vitin 2004. Nese atehere behej fjale per nje import vetem nga Italia tashme harta e mbetjeve eshte e hapur nga e gjithe bota.
Nisur nga keto shkaqe ju do te kerkoni anulimin e vendimit
Ne menyre kategorike grupimi per reagimin qytetar kerkon anullimin e ketij vendimi. Lista mund te jete e miratuar ne konventat nderkombetare por nese kjo konvertohet ne nje realitet ai nuk eshte i shkeputur me pjese.
Ai parashikon importin ose perpunimin ose depozitimin ne nuk i kemi kapacitetet per keto dy te fundit keshtu qe ne kthehemi ne nje depozite gjigante plehrash nga e gjithe bota qe eshte shume e rrezikshme. Me kalimin e kohes ato behen me te rrezikshme.
Qeveria mund te kete nje qasje qe ne fillim te lejoje importin pastaj te mendoje per legjislacionin e perpunimit dhe transportit por kjo nuk funksionon keshtu prandaj ne kerkojme anulimin e ketij vendimi.
Vendimi i referohet listes se mbetjeve te miratuara nga konventa e Bazelit cfare nenkupton ne te vertete kjo konvente.
Cilesimi i ketyre produkteve si pjese e listes se gjelber e ben te pranueshem importin e tyre ne Shqiperi
Une jam i bindur se etiketimi liste e gjelber eshte i qellimshem per te kamufluar kete vendim me pasoja te medha dhe te rrezikshme per mjedisin dhe shoqerine ne vendin tone.
Liste e gjelber nuk do te thote qe skemi te bejme me mbetje te demshme per shendetin e njeriut por kemi te bejme me nje liste e cila nuk i klasifikon si te rrezikshme. Keto jane te parrezikshme nese perpunohen dhe riciklohen sipas standardeve te caktuara.
Nese keto mbetje nuk trajtohen ne menyren e duhur ato mund te cilesohen si te rrezikshme. I meshohet ketij termi te mirepritur nga qytetaret qe eshte e gjelbra per te kamufluar kete iniciative nga me te keqijat qe eshte marre ne keto 20 vjet.
Nje mbetje mund te jete e parrezikshme nese eshte ne sasi te vogel dhe menaxhohet por nese eshte ne sasi te madhe ajo konvertohet ne mbetje me rrezik. Kjo eshte e papranueshme per Shqiperine me nje siperfaqe te vogel.
Si e shihni kerkesen e Ministrise se Mjedisit ndaj bashkive dhe komunave per trajtimin ne menyre te vecuar te plehrave
Kjo kerkese eshte perseritur nga qeveria por edhe nga armiqte e mjedisit dhe mafiozet qe ne Shqiperi duhet te kishte filluar me kohe diferencimi i mbetjeve dhe riciklimi i tyre. Ky eshte nje lajm pozitiv edhe ne jemi shume te interesuar te marrim kontakte me drejtuesit lokale per ta pershpejtuar kete proces.
Por kjo bie ne kundershtim me vendimin per lejimin e importit te mbetjeve. Ne momentin kur do te diferencohen mbetjet do te kete nje sasi te lendes se pare si letra xhami plastika me shume se te mjaftueshme kjo eshte zgjidhja.
Doni te thoni qe ne nje fare menyre mbledhja ne menyre te diferencuar te mbeturinave ben automatikisht nul vendimin per lejimin e importit te mbetjeve
Jo nuk e ben nul kjo mbetet ne kuader demagogjie per sa kohe eshte funksional vendimi i importit te plehrave per arsye se kompanite ricikluese do te gjejne me me leverdi importin e plehrave nga vendet e tjera pasi ato jane te interesuara ta zhvendosin keto mbetje ne vendet e tjera.
Ata do ta ofrojne me nje cmim shume me te lire per te mos thene qe mund te jene te gatshem qe jo vetem te marrin para nga biznesi shqiptar por te paguajne per akomodimin e plehrave. Ricikluesit tane ne prani te ketij vendimi do te jene te prirur te marrin keto mbetje nga importi.
Do te tentojne me dashje ose pa dashje te braktisin mbledhjen e diferencuar te plehrave ne vendin tone proces i cili ka nje kosto financiare. Ne kushtet e krizes dhe nje buxheti te reduktuar ata do te jene te prirur ndaj importit.
Mos harrojme qe kapacitete tona nuk jane totalisht afta per te identifikuar keto mbetje te cilat cilesohen si te gjelberta por qe mund te futen edhe mbetje te rrezikshme qe ne nuk jemi ne gjendje ti kapim.
Z. Ferruni vereni nje lloj lidhje midis protestave ne Napoli per problemin e plehrave dhe hapjen e debatit per importin e mbetjeve me qellim riciklimin e tyre ne vendin tone nje situate e ngjashme ka ndodhur ne vitin 2004 kur u nenshkrua marreveshja Nano-Bechetti e njejta gje po ndodh edhe tani
Padyshim nuk kemi informacion nese kjo lidhje eshte ne nivel kryeministror apo marredhenie qeveritare ne rastin normal kjo eshte nje lidhje qe gjeneron nga politikat globale.
Ndjehemi mire duke qene anti-globaliste ne kete pike pasi globalizimi i ndotjes e demton ne menyre te pakthyeshme kete vend me kapacitete te dobeta menaxhuese. Ky dem mund te mos jete i dukshem qe ne momentin e pare por me kalimin e kohes mund te zbulohet qe ai eshte shkaktuar per shkak te nje VKM-je qe eshte miratuar ne vitin 2010.
Me lart permendet nje mbledhje e organizuar sot per te rigjalleruar nje aleance qe kishit ne vitin 2004 cilat jane objektivat e kesaj iniciative
Mund te them me kenaqesi qe vendimi per plehrat eshte kundershtuar ne menyre masive jo vetem nga disa ambientaliste te rrezikshem dhe mafioze por eshte perkrahur nga shume organizata te shoqerise civile. Jemi ne procesin e formimit te nje grupimi aktiv ne kete fushe por mund te them qe interesimi i sotem ishte i madh.
shte percaktuar edhe nje agjende eshte nje strukture qe ka funksionuar edhe nje here ne vitin 2004 por tashme ne permasa me te medha quhet Grupimi per Reagim Qytetar. Ai perfshin nje informim me te mire te publikut per kete ceshtje.
Parashikojme edhe lobimin. Sot kemi bere nje kerkese qe te diskutojme edhe me Kryeministrin Berisha qe te diskutojme per kete ceshtje. Ne kete rast nese kemi te bejme me ambientaliste te rrezikshem dhe mafioze ai ka rastin te na arrestoje ne zyren e tij.
Mendoni se do tia dilni edhe kete here ashtu sic ndodhi ne vitin 2004 duke arritur anulimin e vendimit per importin e mbetjeve
Ne kemi parashikuar se shpejti organizimin e nje proteste te madhe qytetare. do qytetar eshte i interesuar per mbrojtjen e jetes se tij edhe te femijeve.
Mbetem optimist qe cdo qeveri do te reagonte para nje situate te tille kur ka nje sensibilizim qytetar edhe per faktin pragmatik pasi nje politikan qe e ndjen veten profesionist dhe eshte i predispozuar te vazhdoje karrieren politike normalisht do te terhiqej nga ky vendim.
Ne nuk merremi me agjenda politika por reagimi yne do te jete i forte dhe kjo duhet te beje anulimin e ketij vendimi. Kjo nuk i sjell asnje te keqe vendit as biznesit te riciklimit i cili ka me bollek lende te pare ky vendim i sjell te keqe te ardhmes se vendit dhe gjithe shoqerise shqiptare.
Zv/ministri i Mjedisit mbron projektligjin me papastertine e mbetjeve urbane te Shqiperise
Taulant Bino Duhet importi plehrat tona nuk bejne per riciklim
Ndersa Shoqatat e ricikluesve japin alarmin per mungesen e politikave per sigurimin e lendes se pare per riciklim ne vendin tone dhe shoqatat e mjedisit kritikojne ashper vendimin e Qeverise per importin e mbetjeve dhe kerkojne menjehere anulimin e ketij vendimi qeveria eshte e vendosur per te miratuar importimin e plehrave nga jashte.
Zv/ministri i Mjedisit Taulant Bino shpjegon projektligjin se si do te importohen mbetjet si do funksionojne doganat si eshte kryer kjo procedure deri me sot dhe nga ndryshon ligji i vitit 2004 me projektligjin aktual.
Nga ndryshon projektligji aktual me ligjin e 2005 sa i takon mbetjeve dhe riciklimit te tyre
Vendimi i 2004 parashikon importimin e mbetjeve per riciklim dhe riperdorim te mbetjeve dhe nuk kishte nje liste te ketyre mbetjeve ndersa ligji aktual parashikon listen e gjelbert.
Cilat jane procedurat qe do te ndjeke nje kompani per importin e lendes se pare per riciklim sipas ligjit te ri
Procedurat jane aktualisht qe ne vitin 2003. Industria e riciklimi duhet te jete ekzistuese dhe te kete kapacitetet e saj te perpunimit kjo industri duhet te jete e licensuar dhe jo fantazme me lejet perkatese te pushtetit qendror dhe te pushtetit vendor.
Se dyti kjo industri do beje kerkesen per lenden e pare e cila do te shikohet nga Ministria e Mjedisit e cila do te shkoje per te pare kapacitet e industrise dhe legjislacionin dhe do themi qe kjo industri ka nevoje per x sasi lende te pare nga importi.
Ne kete pike do ti dergojme nje mendim Keshillit te Ministrave dhe i gjithe ky vendim do te kaloje ne procesin e transparences publike pervec kalimit ne ministrite e linjave si edhe ne diskutim me shoqatat.
Po ne dogana si do funksionoje importi i mbetjeve
I gjithe ky sistem do te kaloje nga sistemi i doganave pra doganat do te jene te informuara per gjithe sasine dhe per llojet e lendeve qe do te hyjne keto procese dogana do ti realizoje si me importuesin edhe me dogana fqinje dhe doganat kane gjithashtu sistemin e tyre te kontrollit me laboratoret kimike qe kryejne analizat e kontrollit.
Ketu do te hyje ne loje edhe inspektorati i mjedisit nepermjet ekipeve te kontrollit. Do te kete verifikim edhe te sasise se lendes qe hyn me produktin e nxjerre e cila do te kontrollohet nga Ministria e Mjedisit dhe organet tatimore.
Sa ndermarrje riciklimi ka aktualisht dhe sa eshte shuma e investimeve te tyre per riciklimin
Jane afro 100 milione euro te investuara ne kete fushe ne fabrikat e perpunimit te metaleve metalet me ngjyre fabrikat e perpunimit te letres plastikes dhe produkteve te tjera. Numri i ndermarrjeve eshte i larte.
Ka nje numer me te larte ndermarrjesh ne fushen e perpunimit te metaleve dhe nje numer me te ulet ne fushen e perpunimit. Sa i takon plastikes jane tre fabrika te tilla nderkohe per letren jane 40 te tjera dhe shumica prej tyre jane te vendosura ne Tirane dhe Durres ndersa per metalet kryesori eshte Kurumi ne Elbasan.
Shoqatat e ricikluesve jane ankuar per mungesen e lendes se pare ne vendin tone. Perse nuk sigurohet kjo lende e pare ne vendin tone
E mirekuptoj shqetesimin e shoqatave te ricikluesve per te siguruar lenden e pare dhe ky vendim eshte per te mbeshtetur pikerisht ata per sigurimin e lendes se pare.
Ne te vertete ata jene te shqetesuar se pse sigurojne vetem 40 te lendes se pare ne Shqiperi ndersa pjesen tjeter importojne duke e blere qofte edhe nga jashte. 40 sigurohet nga rrjetet e tyre grumbulluese .
Ndodh qe bashkite tona nuk kane nje ndarje te mbetjeve qe ne burim qe do te thote se ne lagjet tona nuk kemi 3 kazane plehrash inorganike organike dhe te rrezikshme.
Ne kemi nje kazan ku grumbullohet gjithcka dhe per ricikluesit kjo lloj lende eshte e kontaminuar pra e paperdorshme sepse letra eshte e vajisur plastika e ndotur dhe per te kthyer ate ne lende te pare duhet te kryejne procese te tjera qe japin nje kosto shume te larte. Ricikluesit do te ishin te interesuar qe kete sistem menaxhimi ta ngrinin ne Shqiperi.
shte e vertete qe riciklimi ka qene i theksuar ne ligj por nuk ka qene taksative qe do te thote se bashkia nuk ka qene e detyrueshme qe te kete nje kazan te vecante per plehrat. Ricikluesit kane ngritur shqetesimin e mungeses se politikave qeveritate por edhe te mosveprimit te pushtetit vendor.
Ne momentalisht kete po bejme pasi kemi hartuar strategjine per menaxhimin e mbetjeve urbane strategji qe do te kaloje per diskutim ne Keshillin e Ministrave kemi hartuar gjithashtu planin kombetar per menaxhimin e mbetjeve plan ky qe percakton detyrat se si do behet riciklimi dhe si do ndahen mbetjet.
Duke filluar nga viti qe vijon sipas ketij projektligji bashkite tona do te jene te detyruara te ndajne mbetjet ne kazan te vecante per qytetaret dhe do te jene edhe qytetaret te cilet do te fillojne te bejne keto ndarje.
Duhet te dini se kjo nuk behet ne pak muaj as ne nje vit por eshte proces i veshtire dhe i ngadalte qe kerkon kohen e vet per ndergjegjesimin e publikut per ti ndare ne kazane te vecante.
Interesimet e para kane lindur sepse eshte Lezha dhe Fieri qe kane filluar disi ta zbatojne kete praktike me mbeshtetjen e qeverise Hollandeze. Ne kete menyre lende e pare per ricikluesit do te filloje te sigurohet ne vend dhe kjo do te jete ne leverdi te tyre nga pikepamja ekonomike.
Ricikluesit kane importuar lende te pare qe nga viti 2003 mbi cfare baze ligjore kane importuar ata dhe cila ka qene lista e materialeve te importuara
Po ka pasur raste te importit qofte te letres qofte plastikes te materialeve te tjera dhe duam te theksojme se ky vendim i Keshillit te Ministrave mbush kete vakum qe ishte krijuar deri me sot.
Ne fakt ka pasur disa procedura per importimin e lendes se pare ka pasur edhe nje katalog per materialet e importuara dhe dukej se lista e lendeve ishte shume me e hapur dhe ne e kemi reduktuar kete liste.
Ky sistem kontrolli ka funksionuar nepermjet doganave dhe fakti eshte se nuk kemi raportime per ngjarje te rrezikshme dhe ky vendim e rregullon procesin e importimit .Deri me sot jane importuar 30 metale 33 jane tekstile dhe 37 jane lende te tera leter qelq qeramike etj.
Si do te procedohet konkretisht me importin e mbetjeve te riciklueshme
Procedimi eshte duke filluar nga personi juridik paraqet nje liste me dokumentr kerkesen per importin e mbetjeve deklaraten personale licensen e lejes mjedisore dhe keto dokumente paraqiten ne Ministrine e Mjedisit pastaj ky dikaster dergon ekipet ne terren per te verifikuar te gjitha keto dokumente. Pas verifikimit te tyre Ministria e Mjedisit i kthen pergjigjen subjektit nese do dergohet ne Keshillin e Ministrave per miratim.
Ne bashkepunim me pushtetin vendor mendojme se deri ne vitin 2015 rreth 25 e mbetjeve do riciklohen dhe deri ne vitin 200 rreth 50 e mbetjeve duhet te riciklohen. Njesite vendore jane te detyruara te administrojne mbetjet e zonave te tyre dhe bashkia eshte e interesuar vete ne kete proces sepse bashkia do te marre te ardhura nga ky proces.
Nga ndryshon projektligji aktual me ligjin e 2005 sa i takon mbetjeve dhe riciklimit te tyre
Vendimi i 2004 parashikon importimin e mbetjeve per riciklim dhe ripedorim te mbetjeve dhe nuk kishte nje liste te ketyre mbetjeve ndersa ligji aktual parashikon listen e gjelbert.
Shoqatat e mjedisit i kerkojne qeverise anulimin e vendimit
Te gjitha shoqatat ambientaliste ne vend kane nenshkruar nje promemorje ku i kerkojne qeverise pezullimin e vendimit te Keshillit te Ministrave mbi listen e gjelbert te mbetjeve qe duhet te importohen. Te shohim listen e Konventes se Bazelit me mbi 200 elemente me mbetjet e rrezikshme nga centralet berthamore.
Ketu jemi para nje fakti qe ne shoqeri civile na del si detyre te kerkojme anulim vendimi- thote ambientalisti Lavdosh Ferruni. Ambientalistet kane saktesuar se nuk eshte respektuar Konventa e Arhusit sipas te ciles transparenca me publikun eshte kusht ne miratimin e ketyre vendimeve. Sazan Guri ne kete takim ka pretenduar edhe se shume produkte te dala nga riciklimi sic jane edhe qeset mund te kene perberje me elemente toksike.
Krimi me i madh qe i behet nje populli qe me qese te ricikluara jepen produktet ushqimore si bulmeti nderkohe qe qese te tilla duhet te jene per perdorim te dyte per lule plehra mbetje- thote Guri.
Te huajt qe vijne per turizem te cmeritur nga ajo qe shohin cdo dite. Askush nuk mban pergjegjesi ndersa ne largim e vetmja gje qe te mbetet ndermend nga nje vizite pergjate qytetit me jugor te vendit eshte pamja e plehrave dhe era e tyre e rende qe e mbyt aromen e detit
Saranda nje panorame e trishte plehrash
SARAND - Edhe pse Saranda e zonat perreth prej vitesh kane fituar statusin si turistike kjo nuk ka ndikuar aspak ne te qenit e tille sa i perket pastertise se ambientit. Madje mund te konsiderohet si skandaloze situata e ndotjes ne raport me te huajt qe qarkullojne ne zone pothuaj cdo stine ku ndodh qe te ecejaken me kembe apo te udhetojne me biciklete nga njeri vend ne tjetrin. E kjo ben qe per fat te keq te jene me afer fizikisht nje gjendjeje vertet barabare.
Veren qe sapo kaloi Saranda perjetoi afro dy jave mbytje nga plehrat ne rruge e neper kazane. Kjo per shkak te defektit qe pesuan njeheresh makinat e firmes se pastrimit. Rastesia ishte fatale pasi prishja e autopastrueseve ndodhi ne kulm te sezonit turistik. Autoritetet vendore u dorezuan perballe realitetit te krijuar derisa makinat u rregulluan e kazanet u boshatisen.
E tani qe ka perfunduar sezoni e dinamika jetesore ka rene edhe pse kazanet nuk kane tejmbushje dhe pastrimi i tyre kryhet normalisht plehrat jane serish gjithandej grumbuj-grumbuj ne qoshe pallatesh grupe te improvizuara apo ne terrene te hapura per sheshe ndertimi. Pikerisht keto jane njollat e murme te Sarandes ku me e madhja eshte ajo pas hotel Butrintit.
Eshte pikerisht nje terren i stermadh me plehra dhe per me teper mu ne hunden dhe veshtrimin e te huajve qe akomodohen ne kete hotel. Po ashtu prej plehrave edhe mireserdhja ne Sarande kete vere ka qene e trishte dhe aspak e perzemert prej rruges se shkaterruar ne paralagjen Metoq ku vetem pak dite me pare eshte marre mundimi per te hequr nje grumbull skandaloz plehrash ne ane te rruges.
Edhe duke iu ngjitur Qafe-Gjashtes skarpatet anash rruges jane gjithe terrene te improvizuara plehrash vrastare per syrin aq sa nuk te behet te mendosh se po i afrohesh nje qyteti bregdetar turistik por nje province te rendomte te merzitshme e te harruar shqiptare.
eshtja e ndotjeve ne qytet qofte prej konsumit te perditshem apo qofte prej inerteve ishte dhe shkak i nje debati ne mbledhjen me te fundit te Keshillin Bashkiak te Sarandes. shte e vertete se numri i kazaneve per hedhjen e mbeturinave eshte shtuar.
Ato jane te pranishme dhe ne periferi. Por problemi eshte se ato nuk arrijne te eliminojne fenomenin e kazaneve te improvizuar prej njerezve ne trajte terrenesh ngaqe ose nuk vihen ne vendin e duhur apo sepse autopastrueset perqendrohen vetem te kazanet e perreth tyre dhe aspak ne ambiente te tjera.
As Delvina nuk qendron pas
Prapa Sarandes nuk qendron as Delvina. Rruga prej 16 kilometrash mes dy qyteteve eshte sa piktoreske aq dhe e ndyre me pirgje e vatra plehrash.
Vertet ky aks nuk ka qarkullim te dendur turistesh pasi Delvina ende nuk eshte perfshire e gjitha ne agjenden turistike te Sarandes edhe pse ka nje shumesi monumentesh te trashegimise por kjo nuk justifikon nje gjendje mizerabel hedhurinash sidomos kur kalon mes fshatrave Stjar dhe Bamatat pak kilometra ne hyrje te Delvines.
Dhe ne kete qytet kazanet i ndesh kudo anes rruges ne te hyre dhe per paradoks po ashtu dhe hapesirat e ndyta te plehrave qe shtohen e shtohen nen nxitjen e indiferences se qeveritareve vendore e banoreve vendas.
Lavdosh Ferruni perfaqesues i grupimi per reagimin qytetar trregon menyrat se si do te mbytet vendi nga mbetjet e rrezikshme
Kompanite ricikluese do te gjejne me me leverdi importin e plehrave nga vendet e tjera pasi ato jane te interesuara ti zhvendosin keto mbetje ne vendet e tjera. Ata do ta ofrojne me nje cmim shume me te lire per te mos thene qe mund te jene te gatshem qe jo vetem te marrin para nga biznesi shqiptar por te paguajne per akomodimin e plehrave.
Lavdosh Feruni njeri prej ambientalisteve qe kundershton planet e qeverise shqiptare per te importuar plehra nga jashte per tu ricikluar ne vend thote se parashesh skenare te zymte per te ardhmen mjedisore te Shqiperise.
Sic ndodh rendom ne nje vend ku nuk zbatohen ligjet ai shprehet se ricikluesit ne vend pas vendimit te qeverise per sjelljen e plehrave nga jashte do te jene te prirur te marrin keto mbetje nga importi duke braktisur mbledhjen e diferencuar te plehrave te prodhuara ne vend sepse ato do te kene kosto financiare dhe do te priren ndaj importit.
Kesisoj perballe kapaciteteve te pamjaftueshme te strukturave shteterore per te identifikuar mbetjet e importuara te futura ne listen e gjelber mund te futen edhe mbetje te rrezikshme.