E Shtunë, 31 Tetor 2026

TVSH-ja per gjithe subjektet me kasa fiskale

25/10/2010Ministria e Financave ka propozuar nje vendim per te caktuar pragun e TVSH-se ne masen 2 milione leke. Kjo mase fiskale pritet qe sipas drejtuesve te dikasterit te Financave te ndikoje ne formalizimin e ekonomise dhe ne luften kunder evazionit fiskal. Por sipas Konfindustrise kjo mase mund te rrezikoje te mos arrije qellimin e mire te uljes se evazionit fiskal por perkundrazi te sherbeje ne te kundert duke shtuar numrin e bizneseve qe i shmangen detyrimeve ndaj shtetit.

Kerkesa e Konfindustrise per te mos zbatuar xhiron. Perjashtim vetem ambulantet

Shmangia e detyrimeve ne 2 vite financiare deri ne 6 milione leke/vit per cdo subjekt

Zbatimi i vendosjes se TVSH-se ne baze te pragut te xhiros vjetore sjell nje shmangie prej 6 milione lekesh ne vit per cdo biznes. Llogaritja e ketij demi eshte bere nga Konfindustria ne baze te te dhenave te saj. Duke analizuara projekt-vendimin e qeverise per uljen e kufirit te xhiros vjetore te subjekteve qe do te perfshihen ne skemen e Tatimit te Vleres se Shtuar nga 5 milione ne 2 milione leke ka riperseritur shqetesimin per kete skeme. Sipas administratorit te pergjithshem Gjergj Buxhuku vazhdimi i kesaj strategjie rrezikon te sherbeje si mundesi per rritjen e shkalles se korrupsionit dhe subjektivizmit nga institucionet fiskale zbatuese. Konfindustria kerkoi zyrtarisht ne mbledhjen e fundit te Keshillit Konsultativ te Biznesit qe perfshirja ne skemen e TVSH te mos vazhdoje te behet bazuar ne pragun e xhiros vjetore por te jete e detyrueshme per te gjithe subjektet ku do te vendosen kasa fiskale dhe ku perjashtim mund te bejne vetem kategoria e biznesit te te ashtuquajturve tregtareve ambulante - tha Buxhuku. Sipas te dhenave shkalla e veshtiresise ne leshimin e faturave fiskale nga bizneset e vogla qe perpiqeshin te qendronin nen pragun ne fuqi te vendosur ne vitin e kaluar fiskal prej 5 milione lekesh/vit nga 8 milione leke/vit te meparshem u rrit edhe me tej. Dukuria e mesiperme nese vazhdohet me te njejten rruge sikurse eshte ulja e kufirit te xhiros vjetore te kerkuar nga ekzekutivi rrezikon te shtoje edhe me nje shmangie shtese prej 3 milione leke/vit per cdo biznes duke e kthyer shumatoren e plote te shmangies se mundshme fiskale brenda 2 vitesh financiare deri ne 6 milione leke/vit per cdo subjekt qe ne shkalle vendi vleresohet me qindra e qindra milione euro te pervitshme te levizur ne te zeze - thekson Buxhuku. Kjo dukuri eshte shoqeruar me kalimin ne vetembyllje ose falimentim te sforcuar te mjaft subjekteve tregtare/biznes i vogel.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›