Austria kërkon testimin e stacioneve bërthamore në Evropë
Austria ka bë thirrje për disa analiza që do të kryheshin në stacionet e energjisë bërthamore në Evropë, për të vlerësuar rezistencën e tyre, pas incidentit atomik që ka shkaktuar tërmeti në Japoni.
Ministri i Mjedisit, Nikolaus Brelakoviç, tha se testi duhet të përfshijë "sigurinë e impianteve bërthamore në rast të ndonjë tërmeti dhe gjendjen e sistemit të tyre të ftohjes".
Ai tha se kërkesa do t`i adresohet Bashkimit Evropian, i cili duhet të rishikojë pozicionin e tij mbi energjinë bërthamore.
Austria është një armike e fortë e energjisë atomike. Ajo ka kritikuar ashpër vendimin e Gjermanisë fqinje në vitin 2009, për të zgjatur jetën e 17 centraleve bërthamore.