E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e shqetësuar për dhunën në Jemen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për situatën në Jemen.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, tha se “SHBA-të po i përcjellin me shqetësim të thellë raportet e vazhdueshme të viktimave dhe të të plagosurve në demonstratat e javëve të fundit”.

Deklarata e tij vjen pas njoftimeve që flasin për dhjetëra të plagosur në përleshjet e sotme mes demonstruesve dhe policisë jemene.

Katër persona kanë humbur jetën në trazirat e së shtunës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, u ka bërë thirrje autoriteteve jemenase "të përmbahen nga përdorimi i dhunës".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›