E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia investon 250 milionë euro në Kosovë

Ministri për të ashtuquajturën Ministri për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë të dielën se investimet e shtetit të Serbisë në Kosovë janë sipas ligjit dhe, ndryshe nga periudha më parë, tani ato janë nën kontroll të plotë.

“Investime në Kosovë janë më pak se 250 milionë euro në vit dhe aty llogariten rrogat, pensionet, përfitimet sociale, investimet kapitale ...”, ka thënë Bogdanovic në një intervistë për agjencinë Tanjug.

Ai vuri në dukje se që kur ai e drejton atë ministri, nga dita e parë, ka kontroll të shpenzimeve të parave, dhe se nuk ka vend për kritika që askush nuk e di se si dhe ku shpenzohen parat e dedikuara për serbët e Kosovës. Bogdanovic ka thënë se ka kontroll të rreptë të shpenzimeve të të gjitha mjetet e parashikuara për Kosovë.

“Duke pasur parasysh faktin se unë jetoj në Kosovë, pata mundësi për të parë se një shumë e madha e parave jepet për këto zona, dhe se kjo nuk është përdorur në mënyrë adekuate. Kam dhënë urdhrin e kontrollimit të të të gjitha listave të rrogave, investimeve, investimeve kapitale, projekteve që janë financuar dhe do të financohen në këto hapësira”, ka thënë Bogdanovic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›