Austria, premton përkrahje për procesin integrues
Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer i ka dërguar një urim presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Presidenti austriak ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta ndihmojë progresin e Kosovës drejt integrimit në Evropë.
Urimin presidentes Jahjaga ia dorëzoi sot gjatë një takimi ambasadori i Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, Johann Brieger.
Në urimin e presidentit Heinz Fischer thuhet “ Zgjedhja e një femre në postin më të lartë shtetëror dërgon një sinjal, i cili pa dyshim do të inspirojë shumë femra në rajon. Siç e dini, Austria ka qenë një mbështetës i fuqishëm i shtetësisë së Kosovës dhe jam i sigurt që marrëdhëniet dypalëshe do të përforcohen edhe më shumë në vitet e ardhshme. Më lejoni t`ju siguroj që Austria do të vazhdojë ta asistojë progresin e Kosovës drejt integrimit në Evropë”.
“Përfitoj nga ky rast që t`ju dërgoj urimet më të mira për realizimin e detyrës suaj të rëndësishme, për një zhvillim paqësor të shtetit tuaj, për një zhvillim paqësor në rajon si dhe për mirëqenien dhe lumturinë tuaj personale”, thuhet më tej në urim.