E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshton përshëndet emërimin e Xhentilinit

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Ketrin Eshton, ka përshëndetur vendimin e Këshilit të BE-së që të emërojë Fernando Xhentilinin përfaqësues të posaçëm në Kosovë deri në 31 korrik.

Në një deklaratë, Eshton shpreh kënaqësi që Këshilli ka pranuar rekomandimin e saj, dhe thekson se Xhentilini e njeh mirë Ballkanin perëndimor, e veçanërisht Kosovën.

"Në funksionin e tij të përkohshëm ai do të bëjë përgatitjet për praninë e forcuar dhe afatgjate në Kosovë në pajtim me marrëveshjen e Lisbonës dhe perspektivën evropiane të gjithë rajonit", thuhet në deklaratën e kryediplomates Eshton.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›