E Diel, 1 Nëntor 2026

Austria tërheq 150 ushtarë nga veriu i Kosovës

PRISHTINË- 150 ushtarë të kontingjentit austriak largohen sot nga Kosova. Ata ishin pjesë e trupave të KFOR-it për tetë muaj dhe ishin të stacionuar në veri të Kosovës.

Ushtarët austriakë do të zëvendësohen nga ushtarët italianë, ka njoftuar ministri austiak i mbrojtjes Darabos.

150 ushtarët austriakë bënin pjesë së bashku me 550 kolegët e tyre gjermanë në një batalion përforcues, të cilin e kishte kërkuar KFOR-i.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›