E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një menu e vaktit të fundit të ''Titanik''-ut shitet 91 mijë euro

LONDËR- Një menu e vaktit të fundit të pasagjerëve të klasit të parë të ''Titanik''-ut u shit 76 000 paund, ose 91 000 euro, ose 122 000 dollarë, dje në mbrëmje në Britaninë e Madhe, sipas shtëpisë ankand, që siguronte shitjen.
Kjo menu, me datë 14 prill 1912, ditë kur anija goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut, ishte pjesë e qindra objekteve të ndryshme të anijes, të vëna në ankand nga shtëpia, "Henry Aldridge & Son", në Devizes, në jug të Anglisë, me rastin e njëqind vjetorit të fundosjes.

Një koleksionist, në Britaninë e Madhe bleu menunë e Ruth Dodge, një pasagjere, e cila ishte duke udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, një bankier nga San Francisko, në perëndim të SHBA-së, dhe të birin, e kishte ruajtur në çantën e saj të dorës.

Të gjithë i mbijetuan fundosjes, dhe menuja kishte mbetur deri më atëherë në familje. Menuja propozonte vezë omletë, një lloj djathi, një sallam pule apo bërxolla qengji të pjekura në zgarë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›