E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i propozon Kuvendit tri kandidatura për drejtor të përgjithshëm të INSTAT

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave i propozoi Kuvendit kandidaturat për t’u emëruar në pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave.

Në mbështetje të ligjit “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme propozimin e kandidaturave: Elsa Dhuli, Ledjon Shahini dhe Lantona Sado.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Instituti i Statistikave ka për mision prodhimin e statistikave asnjanëse, transparente dhe të përditësuara, të cilat ndihmojnë në gjykimin e përdoruesve mbi proceset e zhvillimit e transformimit në fushat ekonomiko-sociale brenda vendit.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›