Autizmi/ Vaksina nxit më pak reagime, mjekët: Prindërit më të ndërgjegjësuar për të mbrojtur fëmijët

Vaksina e vitit ose siç njihet ndryshe ajo e ndaj Fruthit, Rubeoles dhe Shytave, duket se ka një perceptim më pozitiv nga ana e prindërve se dy-tre vite më parë.
Mjekët pediatër nëpër lagjet e Tiranës konstatojnë se prindërit janë më të ndërgjegjësuar këtë vit dhe se hezitimi ka rënë ndjeshëm.
Sipas mjekëve nuk ka ulje të numrit të fëmijëve që marrin vaksinën MMR por shtyrje të shkurtër në kohë për shkak të ndonjë situate sëmundshmërie.
Mbulesa vaksinale sipas të dhënave të INSTAT ka shënuar në 5 vitet e fundit vetëm rënie dhe aktualisht kjo vaksinë është në nivelin e 89,2 %.
Infektimet nga fruthi, ndonëse në rënie, mbeten ende prezent në vendin tone dhe rastet janë konstatuar edhe tek individë në moshë të rritur të pavaksinuar.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh/