2600 të rinj zgjedhin programet e kodimit, kurset financohen 100 % nga shteti

Inovacioni, teknologjia dhe programet e kodimit janë fushat ku qeveria po tregon interes në financime dhe mbështetje të të rinjve në këtë fushë.
“Programi i Kodimit”, i njohur ndryshe edhe si Programi i Formimit Profesional, zbatohet për herë të parë në vend dhe do t’i shërbejë vizionit afatgjatë që Shqipëria të arrijë potencialin e plotë të dixhitalizimit.
Aktualisht 2600 të rinj kanë zgjedhur të specializohen në fushën e programimit “Python Fullstack”.
“Mirëmëngjes, dhe me Xhonin një ndër 2599 të rinjtë që ka zgjedhur të profesionalizohet në fushën e programimit “Python Fullstack”, pranë akademisë Betaplan, me 100% mbështetje financiare nga qeveria për programin e kodimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ky program është i financuar 100 % nga shteti dhe do të shërbejë në përgatiten e të rinj të grup-moshës 16-35 vjeç të kalojnë në një karrierë në industrinë teknologjike, duke pasur parasysh dhe tendencat e tregut për këto profesione.
/rtsh.al/