E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autizmi te fshehtate crregullimit tek femijet

TIRANEuml- Autizmi po shnderrohet ne nje sfide thelbesore per shendetin publik kjo per shkak te perhapjes se tij ne rritje por dhe per kostot shoqerore dhe ekonomike qe ka. Ndaj vendet e Europes Juglindore kane shprehur angazhimin per bashkepunimin ne nje rrjet te perbashket ne menyre te organizuar per ti dhene nje pergjigje kesaj sfide. Shenjat e kesaj semundje shfaqen tek femijet pas moshes 1-2 vjec nderkohe qe specialistet e shendetesise apelojne per sensibilizimin e opinionit publik per perkrahje ndaj femijeve autiste dhe integrimin e tyre ne shoqeri. I identifikuar ne vitin 1943 autizimi eshte nje crregullim ende jo shume i njohur. Trajtimi i tij sipas specialisteve duhet te kthehet ne prioritet te politikave shendetesore dhe sociale duke treguar me teper vemendje ndaj femijeve qe preken nga kjo semundje.

Ne Shqiperi eshte folur pak per autizmin dhe rastet e femijeve te ndjekur ne menyre sporadike tregojne per mungese te informacionit ne popullate per kete semundje mosdiagnostikim te sakte etj. Nese prindi nuk e njeh dhe nuk e pranon situaten sic eshte atehere asnje terapi nuk mund te funksionoje ne permiresimin e gjendjes ndaj dhe eshte punuar shume ne drejtim te njohjes se autizimit duke u perqendruar tek prinderit dhe opinioni publik per ta pranuar kete crregullim. Njerezit qe vuajne nga ky crregullim i rende i funksioneve trunore per rrjedhoje sjelljes njerezore shpesh kane nje rreze te kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe menyra perseritese te tyre si dhe kunderveprime te ndryshme ne mjedisin dhe rrethanat e perditshme. Sipas klasifikimit nderkombetar te semundjeve te Organizates Boterore te Shendetesise autizmi shfaqet tek femijet para moshes tre vjecare dhe shoqerohet me vonesa ne nderveprimet e tyre shoqerore gjuhe shenja apo lojera perfytyruese.

Mjeket pohojne se autizmi mund te identifikohet qe ne muajt e pare te jetes. Shenjat e hershme te sindromes se autizmit mund te kuptohen nga nje specialist kur femija eshte ne muajin e peste ndersa shenjat me te dukshme variojne nga 18 deri ne 36 muajsh. Karakteristike e kesaj sindrome eshte se femija mund te zhvillohet pa shfaqur shenja shume te dukshme te crregullimit deri ne moshen 16-18 muajsh dhe pas kesaj moshe nena mund te identifikoje probleme ne zhvillimin e tij. Femijet autike kane probleme te komunikimit mbyllen ne vetvete nuk krijojne lidhje emocionale nuk shoqerohen me moshataret fiksohen pas nje sendi apo objekti ne shumicen e rasteve jane hiperaktive por nuk perjashtohen rastet hipoaktive.

Crregullimet e gjuhes dhe komunikimit simptomat me karakteristike te femijet autike evidentohen kur femija nis te flase prandaj dhe prania e tyre perben nje nga kriteret diagnostikuese. E folura here mungon here eshte e vonuar ose dhe atipike. Shenjat e hershme te autizmit lidhen edhe me crregullimet e zhvillimit qe se bashku me ato gjuhesore sipas mjekeve jane shpesh motivi i pare i konsultimit para crregullimeve te sjelljes mbyllja ne vetvete etj. Por ka edhe simptoma te vecanta si vetedemtimi qe vezhgohet ndonjehere heret. Sa me shpejt te identifikohet dhe sa me e lehte te jete si forme aq me e mire eshte ecuria e femijes thone mjeket sipas te cileve ne ndryshim nga e kaluara femijet autike sot kane te ardhme.

Lidhur me perhapjen e ketyre crregullimeve raportimet vleresojne se ne bote 3-4 femije ne 1000 vuajne nga autizmi infantil. Autizimi prek me teper meshkujt sesa femrat e vleresuar ne raportin 41. Edhe pse per te kuruar simptoma specifike te autizimit ka barna gjithnje e me teper specialistet flasin per teknikat arsimore dhe integruese ne shoqeri. Mjekesia ende nuk ka mundur te qartesoje shkaqet e autizmit ndersa perpjekjet e shkencetareve vazhdojne te jene te medha. Edhe pse rralle observohet me shume se nje rast autizmi ne familje observimi i nje perqindjeje te konkordances se rritur te binjaket monozigote ka treguar rendesine e faktorit gjenetik tek autizmi.

Sipas nje studimi te fundit femijet e lindur para kohe jane dy deri tre here me shume te rrezikuar te shfaqin simptoma te autizmit para moshes dyvjecare ndersa shkaktaret e crregullimeve qe veshtiresojne komunikimin dhe nderveprimin e femijeve me rrethin mbeten te panjohura.
Studimi hedh hipotezen se lindja para kohe nuk eshte e lidhur ne menyre direkte me shfaqjen e autizmit por shkaktari qe nxit autizmin eshte njekohesisht shkaktar i lindjes para kohe. Bazuar ne te dhenat nga 75 mije te semure me paaftesi 10 per qind e tyre jane femije paaftesia e te cileve mund te jete fizike sensore neurologjike psikiatrike intelektuale ose e natyre tjeter. Nderkohe 14-20 e femijeve paraqesin ne stade te ndryshme te jetes se tyre nje crregullim te shendetit mendor.
m.a/ata/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›