E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internet Explorer 6 drejt shuarjes

Internet Explorer 6 ishte paraqitur per here te pare ne vere te vitit 2001. Ne ate kohe paraqiste nje hap te theksuar per Microsoft dhe ndihmoi kete kompani qe te formoje Internet Explorer-in si nje fuqi dominante ne kategorine e ueb shfletuesve. Shfletuesi luftoi mire por statistikat e reja po tregojne se ai eshte drejt fundit. Nga Express me 02 dhjetor 2010 ne ora 1041

Pothuajse nje dekade pas lansimit te tij dhe pas paraqitjes se dy versioneve te reja Internet Explorer 6 eshte pothuajse i kritikuar ne menyre universale nga mos-pershtatshmeria e tij me ueb standardet dhe me sigurine e tij te dobet. Pavaresisht kritikave IE6 po refuzon te vdes dhe ne fakt eshte shfletuesi numer tre ne bote dhe ende ka pjesemarrje ne treg me shume se Internet Explorer 7.

Internet Explorer 7 ka qene ne treg qysh prej vjeshtes se vitit 2006 dhe Internet Explorer 8 eshte afer arritjes se ditelindjes se dyte kurse Internet Explorer 9 eshte ne fazen e betas publike dhe pritet qe te paraqitet zyrtarisht vitin e ardhshem. Pa marre parasysh permiresimet dhe shtimin e vecorive ne versionet me te reja vetem kontrollet e sigurise do te ishin me se te mjaftueshme qe te nevojitet largimi nga IE6 ne IE8.

Sic duket lotimi dhe fushatat anti-IE6 ne kombinim me kembenguljet e vazhdueshme te Microsoft per te tejkaluar kete 147pengese148 me ne fund po shpaguhet dhe kete e tha edhe Roger capriotti drejtor i marketingut te produkteve per Internet Explorer i cili shtoi se perdorimi i IE6 tek ndermarrjet po bie me shpejte sesa qe eshte parashikuar dhe gjithashtu po shenohet renie edhe ne mesin e konsumatoreve. 147Ne besojme se kjo reflekton ate sesi organizatat po njohin nevojat per te migruar tek nje shfletues me modern148.

Microsoft perkrahet nga Net Applications per analiza

Me ndihmen e Net Applications Microsoft ka arritur te futet thelle ne analizat e pjesemarrjes ne treg te shfletuesve duke ekzaminuar perdorimin edhe nga organizatat e edhe nga perdoruesit individual dhe rezultatet jane inkurajuese. Bizneset e vogla dhe te mesme jane duke udhehequr ne largimin prej IE6 me 12 per qind pjesemarrje tek orgnziatat.

Shume perfundime theksojne se perdorimi i Internet Explorer eshte i lidhur drejtpersedrejti me pjesemarrjen e Microsoft Windows ne treg. Implikimet per kete supozim theksojne se IE6 mbetet i popullarizuar per shkak te Windows XP qe mbetet sistem operativ dominues ne treg. 147Gjersa XP kontribuon ne perdorimin e IE shumica e makinave komerciale me XP vecse kane avancuar ne IE7 apo IE8. Me pak se 20 per qind e ueb shfletimit ne makinat komerciale me XP arrin prej IE6148 tha Capriotti.

Problemet me kalimin ne versionet me te reja te Internet Explorer

Realisht organizatat kane ngurrim per te avancuar prej IE6 ne IE8 per shkak se ata kane bere investim qe pothuajse nje dekade dhe kane zhvilluar aplikacione kritike per biznesin te cilat punojne me IE6. Migrimi ne shfletues te ri gjithashtu kerkon testim dhe avancim te ketyre aplikacione.

Ne te vertete nuk ka shume probleme qe pengojne avancimin ne IE por ne kete aspekt duhet te kontribuojne edhe IT administratoret. Njera menyre eshte duke avancuar kompjuterin nga Windows XP ne Windows 7 ku IE8 vecse eshte shfletuesi i zakonshem dhe nuk kerkohet mundim shtese per instalimin e tij. Organizatat qe planifikojne kalimin ne Windows 7 ne te ardhme gjithashtu mund te kene problematike te ngjashme te avancimit.

Megjithate ekspertet sugjerojne qe secila pale te shikoje individualisht sfidat me te cilat perballet gjate avancimit dhe te behen llogaritje efikase qe te mos kete probleme me vone. /pcworld.al

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›