E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobiografia e Jualian Assange

Pas tërmetit diplomatik qe shkaktoi faqja Wikileaks, themeluesi i saj Julian Assange do te jete se shpejti figura qendrore e nje libri. Përmes nje interviste per "Sundey Times", Assange ka njoftuar se ka nënshkruar nje kontrate prej 1.5 milion dollarësh dhe shume shpejt pritet te dale autobiografia e tij. Gjate kësaj interviste, Assange tha se me këto para do te mund te mbrohet nga akuzat e ngritura nga prokuroria suedeze për përdhunim. Aktualisht themeluesi i Wikileaks, po qëndron ne nje shtëpi ne Suffolk. Ai po mban një pajisje elektronike qe tregon vendndodhjen e tij dhe raporton çdo mbrëmje ne stacionin e policisë lokale. Raportimet e Assange do te vijojnë deri me 11 janar, kur Assange pritet te dale menjëherë ne gjyq.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›