E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja çon dosjen e "Ruli" në Prokurori

Ashtu siç njoftoi ne fundjave, partia Socialiste ka depozituar pranë prokurorisë se përgjithshme, dosjen me prova qe sipas saj faktojnë shkeljen e ligjit nga Genc Ruli ne kohen kur ishte ministër i Ekonomisë dhe Energjetikes. Ne orën 13.30 deputeti Sajmir Tahiri depozitoi dokumentet zyrtare, te cilat flasin sipas tij për favorizim te paligjshëm qe Genc Ruli, aktualisht Ministër i Bujqësisë, i ka bere një firme koncesionare minerare te Bulqizë. Ne letrën drejtuar Prokurores se përgjithshme, Ina Rama, Tahiri pohon se ministri Ruli ka shkelur legjislacionin shqiptar, duke i shkaktuar shtetit një dem te konsiderueshme për te cilin duhet te dalin përgjegjësitë përkatëse ligjore. Kjo argumentohet sipas letrës, me faktin se është anashkaluar Kuvendi ne ndryshimin e marrëveshjes koncesionare si dhe është falur borxhi, kompetence te cilën e ka ministria e Financave. Dosja e drejtuar tek kryeprokurorja Ina Rama shoqërohet me padinë për "shpërdorim te detyrës". Gjate debatit ne parlament seancën e te enjtes, zoti Ruli nuk pranoi te kishte shkelur ligjin, por pohoi se kishte ndryshuar kontratën për te ndihmuar kompaninë qe sipas tij ndodhej ne vështirësi financiare.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›