E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet nga bora e ngricat në SHBA e Rusi

Stuhitë e dëborës kane shkaktuar kaos ne transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor ne bregun lindor te Shteteve te Bashkuara, duke prishur festat për miliona amerikane. Erërat e forta dhe reshjet e dendura te bores çuan ne anulimin e mese 2 mije fluturimeve ne zonën e Nju Jorkut. Probleme janë vërejtur edhe ne transportin hekurudhor ndërsa udhëtimet e linjës Nju Jork-Boston janë pezulluar. Ndërkohë, si pasoje e temperaturave te ulëta, disa shtete kane shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, përfshire Karolinen e veriut, Virxhinian, Nju Xhersin dhe Masaçusets-in. Edhe ne Rusi moti i keq ka sjelle probleme serioze ne trafikun ajror. Ndërprerja e energjisë elektrike beri qe aeroporti ndërkombëtar i "Domodedovo"-s ne Moskë te mbyllej për 10 ore. Shiu dhe ngricat kane dëmtuar edhe kabllot elektrike te tramvajeve te Moskës dhe lanë dhjetëra mije banesa pa energji elektrike. Sa i përket shteteve evropiane situata ne transportin ajror e tokësor janë përmirësuar ndjeshëm.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›