E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobiografia e Twain nje nga bestseller-it ne SHBA

Nje nga autoret me legjendare te amerikes Samuel Langhorne Clemens i njohur me se shumti me emrin e punes Mark Twain ka tashme nje tjeter liber te ri 100 vjet pas vdekjes se tij. Autobiografia e Mark Twain ka mbushur librarite dhe eshte renditur ne listen e veprave bestseller ne New York. Vellimi prej 743-faqesh eshte botimi i pare nga tre te tille qe kompletojne edhe autobiografine e plote nga autori. Ai njihet ne mbare boten per veprat e tij aventurat e Tom Sawyer-it dhe Huckleberry Finn. Perpara se te vdiste Twain ka ka kerkuar te mos botohej autobiografia e tij deri ne nje shekull pas ndarjes nga jeta. Ne librin me te fundit ai percjell opinione dhe komente te fuqishme te tij per besimin fetar per luften dhe politiken. Libri eshte redaktuar nga Harriet Elinor Smith nga universiteti California Press. Ajo tregon se Twain qellimisht e ka shtyre apo e vonuar botimin ne menyre qe te gjithe ata qe ai ka kritikuar ne te te mos e ndienin thumbimin apo qe ai dhe familjaret e tij te mos perballeshin me reagime te ndryshme. Specifikisht ai kerkoi te mos botohej autobiografia deri ne 100 vjet pas vdekjes. Madje per disa nga pjeset e vepres ai deshironte qe te ruheshin per 500 vjet- tregon Smith. Redaktorja sqaron se autobiografia nuk ndjek nje rrjedhe kronologjike por kalon ne disa etapa dhe kohe te ndryshme dhe ne tema te ndryshme gjithashtu. Sipas redaktores Smith Twain ka punuar per kete autobiografi gjate periudhes 1870-1905. Aktualisht jane prodhuar 300 000 kopje ne shtepine botuese te universitietit California Press.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›