Mbrojme lexuesit-konsumatore
Nje politikan ketu kur e pyeten cila eshte muzika qe te pelqen ai u pergjigj se konsumonte x muzike kur ha kur sillet neper shtepi kur eshte ne palester a gjetke Kjo na u kujtua dje kur ne mbyllje te panairit te librit ia behen papritur perfaqesues te shoqates se konsumatoreve krah kryetarit te shoqates se botuesve per te dhene disa cmime per botues qe kishin shitur libra domethene produkt me cilesi te mire si fjala vjen domate a patate tregu me gjithe respektin per keto produkte ushqimore qe na mbajne gjalle fizikisht. Ky ishte nje cmim si dhurate per mbrojtjen e konsumatorit lexuesit-konsumator te librit
Duke respektuar punen e botuesve qe iu dha cmimi i konsumatoreve me shume dukej si reklame se fundja eshte treg malli i keq ndalohet ose nuk blihet dhe malli i mire shitet vete kush ka dy sy ne balle nuk mundet te zgjedhe nje kalbesire per te prishur para Cilesia ekspertiza ulja me shume e cmimit te librit - ja keto ishin si per te justifikuar kriteret e konsumatoreve pse ishin ne tregun e librit ne panair
Aq e papritur ishte kjo nderhyrje nga konsumatoret dhe aq e shpejte ikja e tyre tamam konsum detyrash. Por ama ne fund te fundit edhe denoncuan ndoshta ky ishte dje qellimi me i larte i tyre dhe nuk duhet mohuar se kishin te drejte. Altin Goxhaj denoncoi se ne panairin e librit kane kapur raste te abuzimit me libra te cilat jane sponsorizuar nga ambasadat e huaja dhe shiten ne treg me cmime shume te larta. Madje ka edhe me keq se ne faqe te pare mbajne dhe nenshkrimin se keto libra jane sponsorizuar per tu dhuruar por ne kopertinen e fundit nga botuesit e babezitur u eshte vene nje cmim shume i larte. Asnje emer konkret. Shoqata e Botuesve kryetari i saj Petrit Ymeri ketij denoncimi iu pergjigj se nuk e kane per detyre te rekomandojne botuesit eshte vullnet i tyre dhe si shoqate nuk mund te nderhyjne Nuk eshte problemi yne - na thone. Ne fakt nuk eshte hera e pare qe ambasadat apo ministrite e Kultures se vendeve te ndryshme sponsorizojne shkrimtare te vendeve te tyre ndoshta kjo eshte kenaqesi per to kur shohin se nje shkrimtar i tyre shitet blihet ne Shqiperi politike eshte ne fund. E kunderta nuk ka bere vaki te ndodhe qe ministria jone e Kultures te financoje fjala vjen ndonje autor shqiptar qe perkthehet jashte vendit po qe se shitet fat do te ishte Por Shoqata e Konsumatoreve nuk besojme se e kishte fjalen ketu por per mbrojtjen e konsumatoreve-lexues shqiptare qe te mos ju hanin aq shume para botuesit kur librin e botojne falas edhe me fitim madje.
Duke mbetur ne kete deshperim shitjesh me cmime kaq te larta per te blere libra kete vit konsmatori ishte gati te merrte dhe kredi. Nga ana tjeter kryetari i shoqates se botuesve Petrit Ymeri thote se eshte nje reklame kot e shtepive botuesve per shkrimtare te medhenj nuk ka pasur te tille ne panair. Ymeri e shpjegon thjesht se ata shkojne ku ka bleres dhe autoret qe shiten ketu jane minore ne nivel mestar. Lere creklamojne shtepite botuese Ky eshte nje mimin i vertete per lexuesit qe shpreson se ne panair mund te orientohen per librin me mire se ne librari.
Megjithese ne librari nuk behet fjale ti gjesh librat e rinj sidomos ne momentin qe dalin nga shtypi. Vetem ne disa stenda botuesit i rrinin mbi koke librit ku lexuesi edhe mund te merrte vesh nga botimet e reja. Ne shumicen pa asnje informacion ne krye vajza te reja te lyera te veshura bukur mezi prisnin te mbeshtillnin ne qese librin pasi te hedhje parate. Asnje fjale madje as faleminderit
Ymeri na tregon per disa masa te rrepta qe mori shoqata kete vit per librin nuk dhane cmim per autore shqiptare sepse asnje nuk rezultoi te kete veper te mire. Nuk na u propozua nga botuesit asnje liber - thote Ymeri. Vetem dy librave me studime iu dhane cmime nje per Camajn qe i shkoi studiuesit Behar Gjoka dhe nje liber historik Policia sekrete e Ali Pashes por dhe keto pa ndonje vemendje te madhe. Promovime librash ka pasur shume pak dhe per kete Ymeraj thote se kane ndaluar vete kerkesat e tepruara per promovime artificiale. Ndonese ishte thene se panairi do tu kushtohej autoreve shqiptare do te kujdesej per shkrimtarin kjo nuk ndodhi vec shkrimtari nuk kishte vend ne panair. Edhe nje forum qe u be ndalesa ishte per perkthimet nje debat i shterruar me kohe sepse ne treg nje autor a te njejtin tregim e kane perkthyer mbi tre perkthyes secili liber me vete ribotim pa fund. Madje po te kerkosh ne kioskat e librave buze rruges mund te gjesh ndonje liber te hershem qe kushton shume lire dhe ne panair e gjen te ribotuar me trefishin e cmimit Ne panair dilte dhe ideja e rruges trotuareve ne nje stende gjeje po ato libra socrealiste qe jane dhe buze Lanes bashke me lsquoTregimet e Mocme te Kutelit Asnje logo stenda
Fundja shitja ka rendesi. Ymeri na thote se kane dale shume te kenaqur kete vit botuesit. Nga te dhenat del se jane shitur 200 mije libra perfshi gjithe moshat dhe librat e te gjitha fushave. Ka qene vershim i papare sidomos nga brezi i ri - ve ne dijeni Ymeri. Ndonese Shoqata e Botuesve eshte ankuar se ka qene panairi me i shtrenjte prape thone se ky vit u ka ndryshuar imazhin hoqen doren nga bodrumi dhe ka kushte me te mira ekspozimi se ardhja e nje grupi nga Traduki nga tete vende te ndryshme eshte nje shenje per kontaktet e autoreve shqiptare ne gjuhe te tjera. Per botime rajonale nuk flitet dhe aq. Nje ngjarje per botuesit ishte ardhja e drejtorit te panairit te Lajpcigut duke u propozuar nje perfaqesi botuesit per ne gjigantin e biznesit te librit ne Evrope. Dhe tani qe nuk ka me levizje te kufizuar ne Adriatik Ymeraj thote se tani do te futen ne zemer te Evropes me librin shqip Te vleje ky entuaizen per botuesit me shume shkrimtaret shqiptare apo ne miredashje per konsumatorin tone lexues